Insajderi
Lajme

Protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital

Insajderi
13 October 2026 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dha një përditësim mbi kujdesin shëndetësor për personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë.

Sipas Ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark