Insajderi
Insporti

Rodri me fjalë të mëdha për Yamalin, flet edhe për atmosferën e zjarrtë në Stamboll

Insajderi
14 October 2026 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rodri me fjalë të mëdha për Yamalin, flet edhe për atmosferën e zjarrtë në Stamboll
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pavarësisht vërejtjeve për ekipin, Rodri nuk i kurseu elozhet për Lamine Yamalin dhe Anthony Gordonin, të cilët kontribuuan në suksesin e Barcelonës ndaj Galatasarayt mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

“Lamine ka qenë spektakolar, ashtu si edhe Anthony. Ata na japin atë avantazh shtesë që i nevojitet çdo skuadre për ta bërë diferencën dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë”, tha ai, përcjell “Gazeta Express”.

Rodri foli edhe për njërin nga driblimet e Yamalit, që e tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes.

“I thoshim se kishte pasur pak fat, por në fund duhet të guxosh. Ai gjithmonë përpiqet ta kalojë kundërshtarin në duelet një kundër një”, deklaroi mesfushori me buzëqeshje.

Atmosferë e jashtëzakonshme në Stamboll

Rodri gjithashtu e vlerësoi atmosferën e krijuar nga tifozët e Galatasarayt, duke e pranuar se rrallë kishte përjetuar diçka të tillë në karrierën e tij.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë si në këtë stadium. Atmosfera dhe zhurma ishin të pabesueshme. Kam luajtur në shumë stadiume dhe është e vështirë që diçka të të befasojë, por sot ndodhi. Tifozë të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

Barcelona e mori një fitore të rëndësishme në Turqi, por mesazhi i Rodrit është i qartë: për të shkuar deri në fund në Ligën e Kampionëve, skuadra duhet t’i menaxhojë më mirë momentet e vështira dhe t’i shmangë humbjet e panevojshme të topit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark