Insajderi
Lajme

Mori kuletën që i kishte rënë një personi, Policia publikon foton e të dyshuarit

Insajderi
15 October 2026 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mori kuletën që i kishte rënë një personi, Policia publikon foton e të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë dhe videon e një personi, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Nga policia bëhet e ditur se i dyshuari, kërkohet për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila dyshohet se ka ndodhur me datën 11.09.2026, në rrugën “Qamil Ilazi”, në Ferizaj.

‘’Me autorizim të prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, ku me qëllim përvetësimit të pasurisë së huaj, në mënyrë të kundërligjshme, ia ka marrë pasurinë e luajtshme personit tjetër, këtij të fundit i kishte rënë kuleta’’, thuhet nga Policia.

Postimi:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM ME QYTETARËT

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Rasti ka të bëjë me veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila dyshohet se ka ndodhur me datën 11.09.2026, në rrugën “Qamil Ilazi”, në Ferizaj.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, ku me qëllim përvetësimit të pasurisë së huaj, në mënyrë të kundërligjshme, ia ka marrë pasurinë e luajtshme personit tjetër, këtij të fundit i kishte rënë kuleta.

Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:

Numrit emergjent 192

Stacionit më të afërt policor

Apo aplikacionin digjital ”Lajmëro policinë”

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark