Insajderi
Lajme

“Pas mesnatës e ndaluan …”, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual

Insajderi
16 October 2026 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pas mesnatës e ndaluan …”, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të ankueses, ajo ishte duke drejtuar veturën kur ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.

Pas kontrollit, policët dyshohet se i kishin thënë asaj të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Pas veprimeve fillestare hetimore, IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e dyshuar.

Me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale lidhur me veprat e dyshuara.

IPK ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe verifikimit të pretendimeve të ngritura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark