Insajderi
Lajme

Babai raporton në polici se djali i tij ia vodhi veturën në Fushë Kosovë

Insajderi
17 October 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Babai raporton në polici se djali i tij ia vodhi veturën në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se një qytetar në Fushë Kosovë ka raportuarse djali i tij ia ka vjedhur veturën dhe një shumë prej 2 mijë e 100 eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 02:00, në lagjen 28/29 në Fushë Kosovë.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se djali i tij i ka marrë veturën dhe paratë pa lejen e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Lagja-28/29 Fushë Kosovë 16.10.2026-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2100 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark