Insajderi
Lajme

Burim Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën

Insajderi
17 October 2026 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burim Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka publikuar një video nga takimi i Ivica Daçiqit me zyrtaren ruse Maria Zaharova, ndërsa thekson se deklarata e tyre është kërcënim i hapur për Kosovën.

Ramadani në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe miqtë e Kosovës duhet të reagojnë ashpër.

“Kërcënim direkt nga Kremlini dhe Daçiqi. Nuk është asgjë më pak se kërcënim direkt kjo fjali, kjo video, ky mesazh nga Maria Zaharova e Kremlinit dhe Ivicia Daçiq nga Serbia. “Dua t’ju them atë që ma thonë shumë miq serb: Kosova është Serbi!”, thotë Zaharova e Vladimir Putinit, gjakatarit të kohës së sotme. Ky trashaluq i vogël dhe i rrumbullakët, ka qenë zëdhënësi i Millosheviqit. Kosova dhe të gjithë miqtë tanë duhet të reagojmë ashpër. Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark