Insajderi
Lajme

‘Një dron me eksploziv do t’i vinte zjarrin Kryeministrisë’, Rama: Dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare

Insajderi
18 October 2026 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Një dron me eksploziv do t’i vinte zjarrin Kryeministrisë’, Rama: Dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka reaguar për protestën e dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dënuar sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekstremiste.

Ai foli gjithashtu për një dron me eksploziv, që sipas tij është zbuluar me qëllim për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë, si dhe akuzoi organizatorët se “synojnë të mbajnë njerëzit në rrugë”.

“Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet shfaqin të ashtuquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare.
Popull në rrugë nuk ka.Në bulevard është një pjesë e vogël e studentëve të verbuar nga ide ekstremiste, të cilat po shfaqen në Paris, Romë, Milano, Portugali dhe Brazil, në një valë të përgjithshme, por kjo vala jonë është pjesë e një vale të përgjithshme.
Një dron me eksploziv është zbuluar për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë. Kemi shumë të dhëna. Një tjetër është Republika e Iranit.
Nuk ka për të ardhur dita që ata që shprehin një mendim që bie ndesh me planin e këtyre maskave të kenë frikë. Shqipëria nuk mund të lulëzojë vetëm kur ata e kanë pushtetin”, u shpreh Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark