Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar pas raportimeve të fundit mediatike për arrestime të mundshme të zyrtarëve publik, duke shprehur shqetësimin se publikimi i informacioneve të pakonfirmuara po krijon paqartësi dhe pasiguri juridike në opinionin publik.
Përmes një deklarate të publikuar të dielën, është apeluar që për çdo çështje që ndërlidhet me punën dhe veprimet e prokurorisë, mediat dhe qytetarët të mbështeten vetëm në njoftimet zyrtare të konfirmuara nga institucioni.
Institucioni ka theksuar se qytetarët mund të jenë të sigurt se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.