Insajderi
Lajme

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i kërkuar, ishte dënuar me 16 muaj burgim

Insajderi
19 October 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i kërkuar, ishte dënuar me 16 muaj burgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i arrestuari me inicialet A. F. ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për këto vepra penale.

Arrestimi i tij u realizua më 19 tetor nga zyrtarët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 40-vjeçari është dërguar për të vuajtur dënimin me burgim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark