Insajderi
Insporti

Lojtarët e Barcelonës unanimë: humbja nga PSG-ja nuk do të ndikojë në “El Clásico”

Insajderi
21 October 2026 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lojtarët e Barcelonës unanimë: humbja nga PSG-ja nuk do të ndikojë në “El Clásico”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Humbja nga PSG-ja ishte një goditje për Barcelonën, e cila e pa të ndërpritej ecuria e saj pozitive pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe shumë raste shënimi.

Megjithatë, sipas raportimit të gazetës spanjolle “Sport”, brenda dhomës së zhveshjes së skuadrës ekziston bindja se rezultati në Paris nuk do ta përcaktojë mënyrën se si katalunasit do të paraqiten në duelin e së dielës kundër rivalit të përjetshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Një ndeshje tjetër, një tjetër objektiv

Barcelona e di se përballja me Real Madridin ka rëndësi të veçantë, jo vetëm për pikët në kampionat, por edhe për prestigjin dhe rivalitetin historik mes dy klubeve.

Për këtë arsye, skuadra e Hansi Flickut synon ta analizojë humbjen ndaj PSG-së, t’i korrigjojë gabimet e bëra dhe të hyjë në “El Clásico” me besim në aftësitë e saj.

Ndeshja në Paris tregoi se Barcelona mund të krijojë raste dhe të shënojë ndaj kundërshtarëve të nivelit më të lartë, por njëkohësisht i nxori në pah edhe problemet që duhet të zgjidhen, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

Flicku përballet me shqetësime për formacionin

Përgatitjet për duelin me Real Madridin nuk do të jenë të lehta për trajnerin gjerman, pasi Barcelona i ka edhe probleme me lëndimet.

Dani Olmo e pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër PSG-së dhe gjendja e tij kërkon vlerësim mjekësor.

Ndërkohë, Eric Garcia dhe Jules Koundé kanë pasur probleme fizike, duke krijuar dilema për përbërjen e skuadrës.

Megjithatë, mesazhi nga kampi katalunas është i qartë: humbja në Evropë nuk duhet të ndikojë në qasjen ndaj ndeshjes më të rëndësishme të kampionatit.

Barcelona do të kërkojë reagim në fushë, ndërsa “El Clásico” i së dielës, më 25 tetor, në “Spotify Camp Nou”, pritet të jetë një test i madh për skuadrën e Flickut. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark