Insajderi
Lajme

Shiroka Pula takon krerët e drejtësisë: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm

Insajderi
21 October 2026 - 17:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shiroka Pula takon krerët e drejtësisë: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, si dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Sipas njoftimit për media, takimi u përqendrua në rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe në rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, drejtuesit e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor e uruan Presidenten Shiroka Pula për zgjedhjen në këtë detyrë, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.

Presidentja theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe ndikon në forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.

Ajo shprehu gjithashtu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese nga institucionet e drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.

Komunikata e plotë:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, drejtuesit e sistemit prokurorial dhe atë gjyqësor.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Kryeprokurori i Shtetit, Kryesuesi i KPK-së dhe ai i KGJK-së e uruan Presidenten Shiroka Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione.

Ajo shprehu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark