Insajderi
Lajme

Ekstradohen dy persona të kërkuar nga Mali i Zi dhe Gjermania në Kosovë

Insajderi
23 October 2026 - 22:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohen dy persona të kërkuar nga Mali i Zi dhe Gjermania në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, njërit nga Mali i Zi dhe tjetrit nga Gjermania, të cilët kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 23 tetor 2026, nga Mali i Zi është ekstraduar shtetasi S.M., i cili kërkohej për përfshirje në veprimtari penale.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është dorëzuar në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit.

Ndërkaq, nga Gjermania është ekstraduar shtetasi E.B., i cili po ashtu kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë.

Pas ekstradimit në Kosovë, E.B. është dorëzuar te njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedura të mëtejshme ligjore.

Ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark