Insajderi
Botë

Macron: Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit ishin “sulm terrorist racist”

Insajderi
23 October 2026 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Macron: Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit ishin “sulm terrorist racist”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si “sulm terrorist racist” një sulm me armë zjarri në një periferi të Parisit, ku një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Macron tha se sulmi përbën një “pikë kthese në jetën e Republikës dhe të kombit tonë”, duke e cilësuar si rastin e parë të këtij lloji, ku një person vritet në mënyrë të rastësishme për shkak të përkatësisë së tij racore, shkruan BBC.

Sulmi zgjati rreth 15 minuta. Sulmuesi hapi zjarr nga vetura e tij, fillimisht në Trappes, në jugperëndim të Parisit, e më pas në La Verriere, një zonë aty pranë. 

Ai dyshohet se kishte shënjestruar persona me prejardhje nga komunitetet e emigrantëve.

Sulmuesi u arrestua më pas nga autoritetet. Tre nga të plagosurit, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes në Trappes, Macron tha se viktimat ishin shënjestruar për shkak të ngjyrës së lëkurës ose fesë së tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark