Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si “sulm terrorist racist” një sulm me armë zjarri në një periferi të Parisit, ku një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Macron tha se sulmi përbën një “pikë kthese në jetën e Republikës dhe të kombit tonë”, duke e cilësuar si rastin e parë të këtij lloji, ku një person vritet në mënyrë të rastësishme për shkak të përkatësisë së tij racore, shkruan BBC.
Sulmi zgjati rreth 15 minuta. Sulmuesi hapi zjarr nga vetura e tij, fillimisht në Trappes, në jugperëndim të Parisit, e më pas në La Verriere, një zonë aty pranë.
Ai dyshohet se kishte shënjestruar persona me prejardhje nga komunitetet e emigrantëve.
Sulmuesi u arrestua më pas nga autoritetet. Tre nga të plagosurit, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes në Trappes, Macron tha se viktimat ishin shënjestruar për shkak të ngjyrës së lëkurës ose fesë së tyre.