Insajderi
Lajme

Dy persona gjenden pa shenja jete, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, policia jep detaje

Insajderi
24 October 2026 - 08:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona gjenden pa shenja jete, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se dy persona janë gjetur pa shenja jete në shtëpitë e tyre në 24 orët e fundit. Njëri rast ndodhi në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Sipas policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa policia është njoftuar nga emergjenca.

Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 23 tetor në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark