Erjon Vishkulli, i cili mbeti i lënduar në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë, ka mbërritur në Romë të Italisë, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka njoftuar se ndodhet në spitalin “Sancarlo”, ku do të kryejë njërin nga operacionet e radhës, shkruan Insajderi.
“Zoti baft mrekulli”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me një lutje.
Në fund të postimit, Vishkulli ka shtuar edhe sloganin “Shqipëria e shqiptarëve”.
Lëndimi i tij ndodhi gjatë protestës në Tiranë, ku u godit në sy nga një plumb gome. Ai ka pasur nevojë për trajtim të specializuar, ndërsa ndërhyrja e radhës në Itali vjen në kuadër të trajtimit të dëmtimit të pësuar.
Vishkulli nuk ka dhënë detaje të tjera në postimin e fundit për ndërhyrjen dhe gjendjen e tij shëndetësore. /Insajderi.org/