Insajderi
Lajme

Pesë persona të lënduar në aksidentin në Zhur të Gjakovës, një grua dhe një fëmijë dërgohen në QKUK

Insajderi
27 October 2026 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pesë persona të lënduar në aksidentin në Zhur të Gjakovës, një grua dhe një fëmijë dërgohen në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zhur të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të lënduarit janë paraqitur në Emergjencë rreth orës 17:30.

Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, tre personat e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë në Repartin e Kirurgjisë.

Sipas spitalit, gjendja e përgjithshme e këtyre tre pacientëve është stabile. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark