Insajderi
Lajme

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton në polici kanosjet nga burri

Insajderi
28 October 2026 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton në polici kanosjet nga burri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua në Skenderaj ka raportuar në Polici se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 tetor, rreth orës 11:06. I dyshuari, sipas Policisë, ndodhet jashtë shtetit.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Skenderaj 27.10.2026 – 11:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj, nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark