Insajderi
Insporti

Real Madridi u kërkon falje publike kinezëve pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes

Insajderi
28 October 2026 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi u kërkon falje publike kinezëve pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi zyrtarisht i ka kërkuar falje publike popullit kinez pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes në lidhje me ish-liderin e tyre Mao Ce Dun.

Sulmuesi francez e quajti Maon diktator gjatë një ‘talk shoë’, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga komuniteti kinez dhe sponsorët.

Megjithatë, kur komentet e tij morën përmasa të mëdha dhe filluar me ndalje bashkëpunimesh, Real Madridi është detyruar të kërkoj falje zyrtare.

“Real Madrid CF dëshiron t’i shprehë ndjesë popullit kinez për çdo shqetësim që mund të jetë shkaktuar nga fjalët e fundit të lojtarit tonë Kylian Mbappe”.

“Klubi ynë ka respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe qytetarët e saj, si dhe për miliona tifozë kinezë që ndiejnë dashuri dhe admirim për Real Madridin”.

“Klubi i bashkohet kërkimfaljes publike të shprehur nga Kylian Mbappe, në të cilën vetë lojtari ka shprehur keqardhjen e tij për fjalët e tij dhe ka përsëritur respektin e tij për popullin kinez”.

“Real Madridi riafirmon angazhimin e tij ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit midis kulturave, dhe shpreh dëshirën e tij për të vazhduar forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe dashurisë që e bashkojnë atë me Kinën dhe qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark