Insajderi
Lajme

Gashi për Ramën: I rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë

Insajderi
28 October 2026 - 22:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi për Ramën: I rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka folur për rolin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, brenda partisë dhe për mundësinë që ai të marrë një rol tjetër politik.

I ftuar në emisionin “Pressing” të T7, Gashi ka thënë se Rama është shumë i rëndësishëm për LDK-në, por ka theksuar se atij i kanë mbetur edhe tri vjet mandat në krye të kryeqytetit.

Ai ka përmendur edhe përvojën e mëhershme të LDK-së me Isa Mustafën, kur kryetari i Prishtinës ishte bërë edhe kryetar i partisë. Sipas Gashit, kjo strategji kishte rezultuar me humbjen e të dyjave, Prishtinës dhe Qeverisë, ndonëse, siç ka thënë ai, kryeqyteti mbahet mend për qeverisjen e Mustafës.

“Qysh e mban peshën, na e kemi provu metodologjinë ku kryetarin e Prishtinës e kemi bërë kryetar të partisë dhe e kemi humbur edhe Prishtinën edhe Qeverinë, edhe pse Prishtina mbahet mend për qeverisjen e Isa Mustafës”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se Prishtinës i duhet një qeverisje e mirë dhe se Përparim Rama duhet të përqendrohet në detyrën e tij si kryetar i kryeqytetit.

“Përparim Rama është kryetar i Prishtinës dhe kryeqytetit i duhet një qeverisje e mirë. Përparim Rama është shumë i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet në Prishtinë”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark