Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ku po diskutohet për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Deliu-Kodra e cilësoi të pafalshme deklaratën e Gërvallës në Kuvend, sipas së cilës Arlinda nuk i ishte drejtuar Qeverisë për ndihmë, ndonëse i ishte drejtuar drejtësisë.
Ajo theksoi se kjo deklaratë ishte bërë në një moment të rëndë, kur Arlinda Zekaj ende nuk ishte varrosur.
“Është e pafalshme në seancë të thuhet se Arlinda i është drejtuar drejtësisë, por nuk i është drejtuar qeverisë që ndoshta do të aktivizohej. Ajo tha se kjo gjë u tha në ditën kur ajo grua e vrarë akoma nuk ishte varrosur”, ka thënë Deliu-Kodra.