Insajderi
Lajme

Pas vdekjes së Astrit Deharit, Sveçla kërkonte jo vetëm suspendime të policëve, por edhe dorëheqje të ministrave

Insajderi
29 October 2026 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas vdekjes së Astrit Deharit, Sveçla kërkonte jo vetëm suspendime të policëve, por edhe dorëheqje të ministrave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëntori i vitit 2016 e gjente Xhelal Sveçlën, atëbotë zyrtar i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, duke kërkuar me ngulm llogaridhënie politike pas vdekjes tragjike të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në atë kohë, katër suspendimet e para të zyrtarëve përgjegjës nga institucionet përkatëse konsideroheshin prej tij si një “grimcë e pamjaftueshme” për të mbuluar përgjegjësinë shtetërore.

“Me gjithë atë që ka ndodhur për këto 17 ditë, normalisht se këto katër suspendime janë të pamjaftueshme, e dorëheqja e dy ministrave është e domosdoshme”, deklaronte prerazi Sveçla për mediat më 22 nëntor 2016, duke shkuar deri aty sa t’i cilësonte drejtpërdrejt ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe atë të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, si pjesë të palës përgjegjëse për tragjedinë.

Sot, kur kanë kaluar katër ditë nga vrasja makabre e Arlind Zekajt, duke se Sveçla nuk e ka ndërmet të dorëhiqet nga posti i ministrit, qoftë edhe për arsye morale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark