Insajderi
Lajme

Operacion i Policisë me AKI’në, bie në pranga i përfshiri në rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë

Insajderi
03 November 2026 - 16:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacion i Policisë me AKI’në, bie në pranga i përfshiri në rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal që merrej me kontrabandimin e migrantëve nga Turqia drejt vendeve të Evropës.

Arrestimi është bërë më 3 nëntor, në një operacion të Policisë së Kosovës, përkatësisht Sektorit të Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sipas hetimeve, i dyshuari kishte rol në rekrutimin e shoferëve, të cilët më pas pajiseshin me automjete, para dhe harta të lëvizjes për transportimin e migrantëve.

Policia thotë se migrantët dërgoheshin nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë, fillimisht në Selanik, për të vazhduar më pas rrugën nëpër shtete të tjera drejt Evropës.

I dyshuari dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kriminal që vepronte në disa shtete të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e tij në Prishtinë, ku ka sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe dokumente të ndryshme të transaksioneve financiare.

Pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark