Gashi: Rasti ndaj Azem Sylës i ndikuar politikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Rasti ndaj Azem Sylës i ndikuar politikisht

    Insajderi
    30 April 2016 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Tomë Gashit, nuk ka pasur arsye ligjore që Sylës t’i caktohet masë më e rëndë se ajo e paraparë me ligj.

    “Unë si avokat i tij këtë aktvendim e konsideroj të ndikuar politikisht për shkak se nuk ka pasur asnjë arsye ligjore që të njëjtit ti caktohet masa më e rëndë e paraparë me ligj, kur efekti i njëjtë ka mund të arrihet me masa më të buta”, shkruan Gashi në Facebook.

    Ai thotë se ankesa do të paraqitet menjëherë.

    “Presim që Gjykata e Apelit të jetë më e drejt në raport me ish Komandantët dhe Ushtarët e UÇK-së”, përfundon Gashi.

    Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark