Gjashtë milionë euro shpërndahen për zhvillimin e veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë milionë euro shpërndahen për zhvillimin e veriut

    Insajderi
    01 May 2016 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri tani janë shpërndarë gjashtë milionë, me dedikimin që të përdorën për projektet për të cilat komunat kanë aplikuar komunat në veri të vendit.

    Nga ky fond janë miratuar 18 projekte dhe janë shpërndarë para në vlerë prej 6 milion eurosh, para të mbledhura nga pikat kufitare 1 dhe 31 Bërnjak dhe Jarinje.

    Projektet mbulojnë një sërë fushash, të cilat duhet të kenë si pikësynim zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave veriore, Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç.

    Kështu, bënë të ditur, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes postës elektronike për Tribuna Channel.

    Te hyrat e mbledhura nga këto pikë-kalime transferohen në Fondin Zhvillimor në pajtim me Marrëveshjen. Fondi ka për qëllim promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, dhe duhet të jetë me përfitim për banorët lokalë të pjesës veriore të Kosovës. (Tribuna Chanel)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark