Insajderi
Lajme

Policia merr nën kontroll sheshin “Skënderbej”, protestuesit shpërndahen me ujë me presion

Insajderi
28 November 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia merr nën kontroll sheshin “Skënderbej”, protestuesit shpërndahen me ujë me presion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në sheshin “Skënderbej”, duke përdorur autobotët me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pas këtij operacioni, një pjesë e turmës është larguar nga sheshi, ndërsa të tjerë janë pozicionuar në hyrje të Rrugës së Durrësit.

Gjatë ndërhyrjes, drejtues të policisë kanë bërë thirrje edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Ndërhyrja erdhi pas tensioneve të cilat u regjistruan në një prej godinave ministrore, ku protestuesit kanë thyer derën e institucionit dhe kanë tentuar të futen brenda.

Në drejtim të ndërtesës janë hedhur gjithashtu bomba molotov, çka ka sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit me autobotë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” policia ka përdorur gaz lotsjellës edhe nga ajri, përmes dronëve, duke krijuar re të dendura tymi që kanë mbuluar zonën.


Dy autobotë me ujë janë pozicionuar në shesh për të zmbrapsur turmën dhe për të penguar afrimin e protestuesve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, por edhe në selinë e Partisë Socisliate.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të qëndrojnë në zonë dhe të hedhin molotovë në drejtim të efektivëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark