Insajderi
Lajme

Mot i ftohtë, reshje bore dhe erëra të forta në vend

Insajderi
29 November 2026 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mot i ftohtë, reshje bore dhe erëra të forta në vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të dielën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, me intensitet të ndryshueshëm, por gradualisht në dobësim. Deri rreth mesditës, reshjet pritet të ndërpriten.

Trashësia e borës në rang vendi pritet të variojë nga 0 deri në 15 cm në zonat e ulëta, ndërsa në ato malore deri në 30 cm.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, lokalisht me intensitet të fortë, e cila mund të krijojë efektin e stuhive të përkohshme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin nga -4 deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga -3 deri në 2°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark