Insajderi
Botë

Sulm terrorist në Turqi, raportohet për një të vdekur

Insajderi
01 May 2016 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para ndërtesës së Departamentit të policisë në qytetin Gaziantep të Turqisë ka ndodhur një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra shpërthimi ka ndodhur para ndërtesës së Departamentit të policisë e cila ndodhet në bulevardin Prof. Dr. Muammer Aksoy.Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve shëndetësore dhe zjarrfikës. Njoftohet se si pasojë e shpërthimit ka edhe të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e qytetit, përcjellë Gazeta Express.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat Prefekti i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, është shprehur se shpërthimi ishte një sulm terrorist dhe se është kryer përmes një autobombe.Në fjalën e tij ai ka thënë se në sulmin terrorist me autobombë, një person është vrarë dhe 13 të tjerë, nga të cilët 9 efektivë policie janë plagosur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark