
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka dhënë dy lajme të mira nëpërmjet Facebook-ut.
Sipas tij, me 3 maj Kosova siç ka shkruar ai “me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë”.
“Kjo fitore është meritë ekskluzive e popullit të urtë të Kosovës”, ka shkruar ai.
Pacolli ka shkruar edhe për Ditën e Punëtorit.
“Me këtë rast dua të theksoj se çdokush nga punëdhënësit është dashtë të krijoj kushte dhe paga dinjitoze për punëtorët. Nga ana ime, besoj që sado pak këtë e kam arritur, pasi që kam arritur t’ua siguroj vendin e punës mbi 15 000 shqiptareve në botë, si dhe mbi 3500 në Kosovë, duke ndarë me ta gjithmonë hallet tona”, ka shkruar Pacolli, duke e përfunduar qëndrimin e tij me lutje ndaj Zotit për ndihmë Kosovës./Insajderi.com