
Vizitën e vet në Hungari, Mustafa e ka bërë publike përmes Facebook, ku ka vlerësuar se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën.
“Më 2 maj, në Budapest, do takoj Kryeministrin e Hungarisë, z. Viktor Orbán, me të cilin do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese. Java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme”, shkruan Mustafa.
Në Hungari kryeministri Mustafa do të qëndrojë edhe të marten, pasi do mbahet Kongresi I UEFA-s, ku do merret vendimi për pranimin apo jot ë Kosovës në këtë institucion. /Insajderi.com