Kur Petrit Selimi thoshte se "Kosova në Eurovision është punë e kryer" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Petrit Selimi thoshte se “Kosova në Eurovision është punë e kryer”

    Insajderi
    02 May 2016 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Madje thoshte se i kishte dërguar edhe letër organizatorit të festivalit EBU, në formë proteste.

    Por, me 23 maj të vitit të kaluar, Selimi jo vetëm që nuk i shkonte ndërmend se flamuri i Kosovës do të ndalohej të valëvitej në sallën e festivalit evropian të këngës, por ishte i sigurt se Kosova do të këndonte në skenën e madhe të Eurovisionit.

     

    “Sa për ta qartësuar: Unë e di se Kosova do të marrë pjesë në vitet e ardhshme në Eurovizion. Nuk mund t’iu tregoj se si do ndodhe kjo”, shkruante në rrjetin social Twitter Petrit Selimi.

    Kosova është anëtare e Unionit të Transmetuesve Evropian -Shoqatë që organizon festivalin e Eurovizionit-, por nuk mund të jetë pjesëmarrëse për shkak se nuk është anëtare e OKB-së.

    Këtë vit Eurovizion ka marrë vendim që flamujt e disa rajoneve dhe shteteve të mos valëviten në festivalin evropian, i cili do mbahet në Stokholm të Suedisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark