Statistikat tregojnë se vizat janë problemi më i vogël për kosovarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Statistikat tregojnë se vizat janë problemi më i vogël për kosovarët

    Insajderi
    02 May 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E këto statistika që shpërfaqin varfërinë e kosovarëve janë krijuar si pasojë e qeverisjes së dobët të cilën për 8 vite e ka udhëhequr pikërisht Hashim Thaçi, si kryeministër i vendit.

    Demi ka renditur faktet sesi 72% e familjeve kosovare nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë një pushim një javorë jashtë shtëpisë, 40% e kosovarëve s’kanë qenë kurrë në pushim, 80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh; 0% e buxhetit familjar ndahet për aktivitete rekreative dhe 88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.

    Ndaj këtyre të dhënave ka reaguar këshilltari i presidentit Thaçi, Adri Nurellari, duke e pyetur Demin se ku i ka marrë ato. Por  Nureallari ka marrë përgjigje nga Demi duke ia argumentuar burimin që është rezultati i  Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare në vitin 2014 dhe nga studimi më i fundit i publikuar nga ASK.

    Gjithashtu Demi i është refruar edhe një studimi të IKS-së, para disa ditësh i cili ka të dhëna të reja:

    Ja dhe postimi i Demit në Facebook:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark