Shkodra po bëhet Lazarati i dytë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkodra po bëhet Lazarati i dytë

    Insajderi
    03 May 2016 - 00:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia  nisi në Qarkun e Shkodrës operacionet e para kundër kultivimit të bimëve narkotike.

    Gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Vilë, në afërsi të Komanit, pranë banesës së një shtetasi, u zbuluan 1050 kubikë, të dyshuar si bimë të kanabis sativa.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë e modelit 63 dhe një krehër me dy fishekë.

    Gjatë këtij operacioni policia arrestoi si të dyshuar Pal Peraj, 37 vjeç me banim në fshatin Grudë e Re në Shkodër dhe Lazër Lumin, 52 vjeç me banim në fshatin Vilë, Bashkia Vau Dejës.

    Të dy këta shtetas akuzohen për  veprat penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim.

    Këto janë edhe arrestimet e para për këtë vit të kultivuesve të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës.

    Gjatë vitit të kaluar, Qarku i Shkodrës qendroi në krye të zonave për sasitë e  mëdha të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

    Në takimin sensibilizues kundër kultivimit të bimëve narkotike, zhvilluar në mesin e muajit të kaluar në Shkodër, zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato, deklaroi se Shkodra vazhdon të jetë një zonë mjaft problematike për kultivimin e bimëve narkotike.

    Sipas tij, Qarku i Shkodrës zë rreth 35% të totalit të bimëve narkotike të kultivuara në Shqipëri. Vetëm vitin e kaluar në këtë qark u identifikuan 1730 parcela dhe  u asgjësuan 285468 bimë narkotike.

    Problem në këtë qark, sipas zotit Qato është niveli i ulët i zbulimit të bimëve narkotike nga ana e policisë./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark