Kryeprokurori Lumezi kërkon llogari prej prokurorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi kërkon llogari prej prokurorëve

    Insajderi
    03 May 2016 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar që të ketë komunikim dhe raportim të rregullt të prokurorëve për punën e tyre. Prokurorët duhet t’i njoftojnë eprorët e tyre dhe kryeprokurorët përkatës, duhet t’i raportojnë kryeprokurorit të Shtetit.

    Kësisoj, Lumezi po përpiqet që të ketë llogaridhënie.

    Ky plan është diskutuar sot në një takim që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pasur me kolegjiumin e kryeprokurorëve të prokurorisë së Apelit, Speciales dhe themeloreve.

    Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Lumezi, i ka njoftuar të gjithë kryeprokurorët, se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar Rregulloren për bashkëpunim institucional.

    “Lumezi tha se kjo Rregullore përcakton detyrimin e Prokurorit të Shtetit në njoftimin e institucioneve publike kur ndaj punonjësve të tyre ka filluar procedura penale, me përjashtim të rasteve kur mund të dëmtohet integriteti i hetimeve”, thuhet në një komunikatë.

    Po ashtu, u diskutua për identifikimin e prokurorëve të cilët në bazë të punës së treguar, performancës dhe guximit do të kenë vullnet të konkurojnë për prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Kryeprokurori Lumezi, ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të forcohet edhe më tutje, të angazhohen prokurorë të tjerë, në mënyrë që të ketë efikasitet më të madh të punës së kësaj prokurorie, pasi që në këtë prokurori trajtohen lëndët më të ndjeshme nga gjitha prokuroritë tjera.

    Angazhimin e prokurorëve të rinj në Prokurorinë Speciale, Lumezi e ka vënë si prioritet.

    Kolegjiumi i kryeprokurorëve ka vendosur në këtë takim që të gjithë prokurorët, nga momenti i pranimit të kallëzimeve penale, brenda afatit prej tre muajve, të nxjerrin aktvendimet për fillimin e hetimeve, si dhe, obligohen prokurorët që, në çdo tre muaj të kontaktojnë me Kryeprokurorin e prokurorisë përkatëse, nëse hetimi duhet të mbyllet, të pezullohet, të pushohet apo të ngritët aktakuza. Lidhur me këtë çështje u pajtuan që Kryeprokurori i Shtetit, në një afat të arsyeshëm të nxjerr vendim lidhur me zbatimin e planit të lartcekur.

    Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar nga gjithë kryeprokurorët e prokurorive, që t’i kushtojnë rëndësi komunikimit të brendshëm me gjithë punonjësit, si dhe me Zyrën për Komunikim Publik, pasi që një gjë e tillë është me rëndësi të veçantë për gjithë sistemin prokurorial./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark