Aeroporti i Prishtinës nuk hapet para mesditës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Prishtinës nuk hapet para mesditës

    Insajderi
    03 May 2016 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ende nuk është hapur për udhëtar që nga mbrëmë pasi pati një aksident me një aeroplan të “Turkish Airlines”.

    “Vazhdimisht jemi duke punuar që aeroporti të hapet sa më shpejt dhe fluturimet të realizohen sipas planit. Aeroporti nuk do të hapet para mesditës”, ka thënë Valentina Gara, zëdhënëse e aeroportit.

    “Lusim të gjithë qytetarët që për fluturimet e tyre përkatëse të qëndrojnë me ëeb faqen e aeroportit për informacione shtesë apo të jenë në kontakt me kompanitë e tyre ajrore”, ka theksuar ajo njofton televizioni publik.

    Aeroplani që ishte dal nga pista mbrëmë ende nuk është larguar dhe ende nuk është pista e gatshme për fluturim. Ndërsa mbrëmë disa udhëtime janë dërguar në aeroportin  Tiranës, ku udhëtarët janë dërguar me autobusë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark