Thaçi: Pranimi i Kosovës në UEFA, lajmi më i mirë i mundshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pranimi i Kosovës në UEFA, lajmi më i mirë i mundshëm

    Insajderi
    03 May 2016 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në Facebook uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë hap të madh në fushën e sportit.

    “Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka thënë Thaçi.

    Kosova u pranua në UEFA, pasi delegatët e konfederatës evropiane të futbollit kanë votuar me shumicë pro pranimit të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark