Një muaj paraburgim për Ljubisa Vujovic, i dyshuar si bashkëpunëtor i Azem Sylës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Ljubisa Vujovic, i dyshuar si bashkëpunëtor i Azem Sylës

    Insajderi
    03 May 2016 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Ljubisa Vujovicit, i arrestuari tetë në rastin tashmë të njohur si “grupi i Azem Sylës”, t’i caktohet paraburgimi prej një muajsh.

    “Një gjyqtar kujdestar i EULEX-it caktoi masën e paraburgimit prej 1(një) muaj për të pandehurin  Lj.V, i përfshirë në rastin e shtatë të pandehurve të tjerë ndaj të cilëve ju është caktuar paraburgimi javën e kaluar”, njofton Gjykata Themelore.

    Vujovic është arrestuar më 1 maj dhe dyshohet për krim të organizuar me prona shtetërore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark