Sot pritet vendimi i Komisionit Evropian për viza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet vendimi i Komisionit Evropian për viza

    Insajderi
    04 May 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian pritet të marrë sot vendim nëse qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

    Që nga takimi i javës së shkuar që kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar me përfaqësuesit më të lartë të BE-së në Bruksel, zyrtarët kosovarë vazhdimisht kanë thënë se vendimi për liberalizimin e vizave tashmë është çështje ditësh.

    Për më tepër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë në një intervistë televizive, ka thënë se kanë mbetur më pak se 24 orë deri kur Komisioni Evropian do të mblidhet për të kumtuar lajmin e shumëpritur nga qytetarët e vendit.

    Johannes Hahn , komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë  dje në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se nga ana teknike edhe Kosova edhe Gjeorgjia i kanë plotësuar kushtet për liberalizim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark