Insajderi
Lajme

Tre persona bëjnë për spital një tjetër në Skenderaj

Insajderi
04 May 2016 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me një 45 vjeçar, H.Dh, në fshatin Mikushnicë të Komunë së Skenderajt.

Sic raportohet, dyshohet se përleshjes fizike i ka paraprirë një zënkë e çastit mes të dyshuarve dhe viktimës, i cili për shkak të sulmit, është detyruar të kërkojë tretman mjekësor.

Dy të dyshuarve, I. F 33 vjeç dhe P.F  (26), u është caktuar paraburgim prej 48 orësh, kurse i dyshuari i tretë, A.F (17), është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar nga policia si vepër penale “lëndim trupor.”/Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark