Thaçi: Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave

    Insajderi
    04 May 2016 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës ka uruar qytetarët pas vendimit të Komisionit Evropian për të propozuar liberalizimin e vizave.

    Sipas tij, tash e tutje nuk do të ketë më refuzime të qytetarëve të Kosovës.

    “Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”, ka thënë Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark