Insajderi
Lajme

Në tentim për t’i ikur policisë goditi një mur

Insajderi
04 May 2016 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në veturë së bashku më të arrestuarin dyshohet të ketë qenë edhe një person tjetër, i cili është larguar, njofton Policia e Kosovës.

“ Dy të dyshuar meshkuj gjersa ishin duke lëvizur në rrugë me veturën Jugo kanë tentuar që t’i ikin patrullës policore dhe në ikje e sipër kanë goditur një mur betoni.

Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa njëri është arrestuar, ku për të cilin ekziston edhe urdhërarrest”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje dhe më pas është liruar. Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark