
Lajmin e ka bërë të ditur, në një konferencë për media, Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Bartës i proceseve të jashtme të Kosovës do të jetë Enver Hoxhaj”, ka thënë Veseli.
Duke folur për rekomandimin e vizave për Kosovën, Veseli ka thënë se partia e tij ishte “lokomotivë” e këtij procesi.
“Nga selia e PDK-së falënderoj qytetarët për durimin. PDK ishte lokomotivë e këtij procesi. Falënderoj ish Kryeministrin, Ministrat e Integrimeve, të Jashtëm. Rrëzimi i murit të fundit në Evropë”, tha Veseli.
Hoxhaj kishte shërbyer edhe më parë për disa vite si ministër i Jashtëm i Kosovës, në kohën kur PDK ishte në koalicion me AKR-në. /Insajderi.com