Jahjaga fjalim në samitin e grave lidere në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga fjalim në samitin e grave lidere në botë

    Insajderi
    04 May 2016 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës së cilës i ka përfunduar mandati, Atifete Jahajga, po merr pjesë në Samitin Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë: Perspektiva në të ardhmen”, që po mbahet në Aman të Jordanisë në Parlamentin e Mbretërisë Hashimite të Jordanisë.

    “Këtë vit ky Samit organizohet me mbështetjen e Parlamentit të Jordanisë, me organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik si dhe Këshillin e Grave Lidere të Botës, në të cilin jam anëtare që nga viti 2012”, ka shkruar Jahjaga.

    Jahjaga ka amrrë pjesë edhe në takimin vjetor të këtij Këshilli, ku siç ka shkruar në Facebook Jahaga, është diskutuar rreth “agjendës së përbashkët për fuqizimin e gjithëmbarshëm të gruas në çdo shoqëri”.

    Por Jahajga në këtë Samit përpos që po merr pjesë do të mbajë edhe fjalë rasti siç ka thënë ajo rreth impaktit të grave në parandalimin e konfliktit, në ruajtjen e paqes dhe në zgjidhjen e konflikteve, duke ndarë rolin e rëndësishëm që gratë e Kosovës kanë luajtur në çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar vendi dhe kontributin që ato vazhdojnë të japin në procesin e shtetndërtimit.

    “Samiti i Grave në Parlamente përfaqëson një mundësi unike për pjesëmarrësit për të diskutuar rreth sfidave globale dhe dialogun politik që reflekton influencën dhe perspektiven e grave vendimmarrëse në mbarë botën”, ka shkruar Jahjaga.

    Në këtë Samit po marrin pjesë lidere gra nga e gjithë bota, përfshirë Presidenten e Lituanisë, Presidenten e Maltës, Kryetarja e Kuvendit të Emirateve të Bashkuara Arabe, zëvendës-Presidentja e Parlamentit Evropian, si dhe qindra gra parlamentare nga rreth 60 vende të ndryshme të botës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark