Daçiq gjen fitoren e Serbisë në pranimin e Kosovës në UEFA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq gjen fitoren e Serbisë në pranimin e Kosovës në UEFA

    Insajderi
    04 May 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pranimi i Kosovës në UEFA, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është krejtësisht politik dhe si rezultat i presionit të fortë politik.

    “Pranimi i Kosovës është vetëm një kujtesë e faktit që ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës, e jo ligjit dhe rregullave të UEFA-s. Dhe se Serbia duhet ta ketë të qartë se faktin se Kosova u pranua në UEFA për të arritur premtimin e sponsorëve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq në një emision televiziv, raporton Insajderi.

    Sipas Daçiq megjithatë Kosova ka marrë një goditje të fortë në kongresin e UEFA-s dhe kjo sipas tij është fitore e Serbisë.

    “Nga 54 vende anëtare të UEFA-s, Kosova nuk është e njohur nga 16 vende. Mori 24 vota dhe kjo i bie që Kosova nuk është votuar nga 10 vende të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

    Ai potencoi faktin se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se kjo nuk garantohet që nuk do të bëhet e mundur.

    “Kjo u pa edhe dje kur Kosova u pranua si shtet në UEFA”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark