Emiratet e Bashkuara dëshirojnë të ndërtojnë një mal për të sjellë shiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emiratet e Bashkuara dëshirojnë të ndërtojnë një mal për të sjellë shiun

    Insajderi
    05 May 2016 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë të ndërtojnë një mal për të shtuar sasinë e reshjeve në vendin e përfshirë nga thatësira.

    Prej disa dekadash vendi është goditur nga një valë e lartë temperaturash, çka ka çuar në tharjen e lumenjve, tharjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.

    Por disa ekspertë thonë se efektet e një mali artificial mund të ndihmojë në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshuar sasinë e reshjeve. Studimi me një vlerë prej 275 paund është krijuar nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research. Megjithatë vendndodhja e malit nuk është konfirmuar ende.

    Bruintjes pranon se të ndërtosh një mal artificialisht ka një kosto shumë të lartë, megjithatë ai këmbëngul se kjo i hap rrugën e zgjidhjes krizës së reshjeve në Emirate.

    “Nëse projekti është shumë i shtrenjtë për qeverinë, logjikisht nuk do të zbatohet, por kjo u jep atyre një ide të alternativave për një të ardhme afatgjatë”, ka thënë shkencëtari, njofton Top Channel.

    Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi më i nxehtë dhe më i thatë në planet, me termometrin që në verë shënon shifrën e 50 gradëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark