
Partia Demokratike ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 Majit. Kryedemokrati Lulzim Basha, ish- Kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, kanë vendosur kurora me lule para të rënëve, me rastin e ditës së dëshmorëve.
Duke folur pas homazheve Basha tha se, sot kujtohet sakrifica më e madhe për atdheun, lirinë dhe kombin. Ai tha se kujtohet lufta çlirimtare, lufta për liri dhe pavarësi që shqiptarët kanë zhvilluar për lirinë e Shqipërisë dhe se nderohen heronjtë, bijtë dhe bijat e këtij kombi që dhanë jetën për liri, që u flijuan edhe për vlera të tjera pa të cilat jeta e njeriut nuk ka kuptim, si demokracia, liria nga tirania e krimit, liria nga terrorizmi, njofton noa.al
“E sotmja është një ditë reflektimi para gjakut të dëshmorëve të kombit dhe vendosmëria e Partisë Demokratike për të vazhduar deri në fitore për një Shqipëri, të lirë, demokratike, të çliruar nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh Basha