Insajderi
Lajme

Liberalizimi i vizave mund të suspendohet nëse keqpërdoret

Insajderi
05 May 2016 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të respektojnë obligimet që sjell liberalizimi i vizave. Në të kundërtën, ai ka thënë se BE detyrohet të marrë ndonjë vendim për suspendimin e liberalizimit të vizave.

“Liberalizmi ka të drejtat dhe obligimet.  Ato duhet të sqarohen dhe për këtë autoritetet e kanë marrë përgjegjësinë për të lansuar një kampanjë informuese në mënyrë që qytetarë të dinë cilat janë të drejtat dhe obligimet”, ka thënë ai në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

“Nuk dëshirojmë të shohim nevojën për të vendosur ndonjë lloj mekanizmi ndalues apo suspendues, sepse nëse obligimet e qytetarëve nuk respektohen, atëherë do të ketë një ndikim direkt mbi marrëveshjen tonë”, ka shtuar ai./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark