Insajderi
Botë

Rolling Stones nuk lejon Trump të përdor këngët e tyre

Insajderi
05 May 2016 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bendi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Trump nuk ka leje për të përdorur muzikën e tij.

“Rolling Stones nuk i ka dhënë kurrë leje fushatës së Trumpit për të përdorur këngët e tij dhe kërkon që të ndalojë përdorimin e tyre menjëherë”, ka thënë bendi britanik.

Trump ka luajtur këngët e Rolling Stones nëpër tubime për muaj të tërë, njofton rel.

Hiti i vitit 1969 “You Can’t Always Get What You Want” është përdorur veçanërisht.

Në muajin shkurt, edhe këngëtarja britanike, Adele, është distancuar nga Trump, pasi ky i fundit ka përdorur këngën e saj “Rolling In The Deep” gjatë fushatës së tij. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark