Thaçi zotohet para Mogherinit për intensifikim të dialogut me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi zotohet para Mogherinit për intensifikim të dialogut me Serbinë

    Insajderi
    05 May 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.  Pas takimi, Thaçi është zotuar se Kosova do të intensifikojë dialogun me Serbinë “deri në normalizimin dhe pajtimin e plotë të dy popujve.”

    Por, sipas tij, parakusht mbetet zbatimi i marrëveshjeve të cilat janë arritur deri më tani në bisedime.

    Presidenti po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – si kusht për liberalizimin e vizave – dhe se do të “bëjmë edhe më tepër”.

    Në anën tjetër, Mogherini ka thënë se tash nuk është kohë vetëm e festës pas liberalizimit të vizave, por sipas saj Kosova duhet të shikojë përpara./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark