Mogherini: Pozita dhe opozita duhet të bisedojnë brenda Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini: Pozita dhe opozita duhet të bisedojnë brenda Kuvendit

    Insajderi
    05 May 2016 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mogherini theksoi se dialogu mes partive kosovare duhet të ndodhë brenda Kuvendit të Kosovës dhe ofroi ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë situatë.

    “Besoj që dialogu duhet të ndodhe brenda Kuvendit. Duhet të llogarisni në ndihmën e BE-së për zgjidhjen e kësaj situate

    Dallimet politike nuk do duhet të jenë problem. Por, një demokraci e përgjithshme bën që të gjitha partitë të ulen në një tavolinë dhe të bisedojnë”, tha Mogherini nga foltorja e Kuvendit.

    Mogherini po ashtu shprehu kënaqësinë e saj për arritjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë vendim po “festohet edhe në BE”.

    Komisioni konfirmoi dje se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do ta ketë të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë të forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark